Asnjë pacient në Klinikën e Onkologjisë nuk është pa terapi, vetëm një ilaç për sëmundje të rralla vonohet për shkak të importit, theksoi ministri Aliu
- Asnjë pacient në Klinikën e Onkologjisë nuk është pa terapi. Pacientët trajtohen me terapi zëvendësuese pas së cilës qëndron një kombinim i udhëhequr nga mjekë dhe ekspertë të fushës, theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duke hedhur poshtë informacionet për mungesë terapish për pacientët me sëmundje të rralla.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:43, 1 prill, 2026
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Asnjë pacient në Klinikën e Onkologjisë nuk është pa terapi. Pacientët trajtohen me terapi zëvendësuese pas së cilës qëndron një kombinim i udhëhequr nga mjekë dhe ekspertë të fushës, theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duke hedhur poshtë informacionet për mungesë terapish për pacientët me sëmundje të rralla.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në konferencën për mediat në Ministrinë e Shëndetësisë theksoi se në bisedë me përfaqësuesit e Kilinikës së Onkologjisë në lidhje me informacionet se nuk ka terapi për pacientët lidhet me qasjen ndaj pacientëve si dhe me terapinë dhe ligjin.
"Në fillim unë thashë se duhet të ndryshohet diçka në Ligj, në mënyrë që të mund të hapet procedura edhe para atyre tre muajve, me qëllim që, nëse ndodh diçka administrative ose nëse askush nuk paraqitet, të kemi kohë edhe tre muaj shtesë që qytetarët të mos mbeten pa terapi. Në bisedën tonë me Klinikën, na thanë se asnjë pacient nuk mbetet pa terapi, sepse ekziston terapia zëvendësuese me të cilën ata trajtohen dhe pas së cilës qëndrojnë mjekët dhe ekspertët e fushës që e mbështesin këtë kombinim terapish. Vlerësoj se brenda një kohe të shkurtër procedura do të fillojë dhe përfundojë, tha Aliu.
Ai hodhi poshtë, siç tha, spekulimet për mungesë terapish për pacientët me sëmundje të rralla, duke theksuar se bëhej fjalë për një ilaç që vonohet për shkak të kompanisë që e importon.
Ai theksoi se Ministria po krijon një qasje për hapjen e një procedure trevjeçare për blerjen e barnave, pasi terapia tek pacientët me sëmundje të rralla varet nga disa tregues, përfshirë moshën dhe peshën.
Ai sqaroi se me rritjen e pacientit, duhet të rritet edhe doza, gjë që sipas tij ,nuk është e parashikueshme dhe nuk mund të parashikohet sasia e barnave që duhet të jetë në dispozicion. qa/
Foto: MIA