ASK: Janë sekuestruar armë zjarri dhe pajisje celulare gjatë bastisjeve në dy lokacione në Shkup
- Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) bëri të ditur se sot gjatë bastisjeve në dy lokacione në Shkup janë sekuestruar armë zjarri dhe pajisje celulare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:15, 19 korrik, 2025
Shkup, 19 korrik 2025 (MIA) - Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) bëri të ditur se sot gjatë bastisjeve në dy lokacione në Shkup janë sekuestruar armë zjarri dhe pajisje celulare.
"Në lidhje me të dhënat e siguruara paraprakisht nga Agjencia për Siguri Kombëtare, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, më 19 korrik 2025, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, u krye bastisje në një shtëpi dhe lokale të tjera në dy lokacione në Shkup, bazuar në nenin 396 të Kodit Penal - prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti i paligjshëm me armë dhe materie shpërthyese. Gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan armë zjarri dhe pajisje celulare, të cilat do të jenë objekt i analizës së mëtejshme forenzike", thuhet në komunikatën e ASK-së.
Personat te të cilët është kryer bastisje, qëndron në informacion, janë tashmë të njohur për Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe organet e ndjekjes për shkak të aktiviteteve të tyre të mëparshme jokushtetuese. Njëri prej tyre ka vuajtur edhe dënim me burg për pjesëmarrje në protestat e dhunshme që lidhen me rastin "Monstra".
Rasti është në procedurë dhe përpunim të mëtejshëm nga institucionet kompetente, informon ASK.
Foto: Arkivi i MIA-s