• e premte, 05 dhjetor 2025

ASHMAA-ja i dënoi kërcënimet e kryetarit të komunës Kostadinov ndaj gazetarit Llatas

ASHMAA-ja i dënoi kërcënimet e kryetarit të komunës Kostadinov ndaj gazetarit Llatas

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) i dënoi kërcënimet e bëra ndaj gazetarit Dragan Pavloviq Llatas nga ana e kryetarit të Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, të publikuara në rrjetin social "Fejsbuk".

Në kumtesën e ASHMAA-së sqarojnë se politikanët dhe bartësit e funksioneve publike kanë detyrimin të jenë shembull i komunikimit dinjitoz dhe të përgjegjshëm.

Agjencia paralajmëroi se deklaratat të cilat nxisin urrejtje mund të kenë pasoja të rënda dhe të çojnë në akte të motivuara nga urrejtja.

"Apelojmë të respektohet liria e medias dhe gazetarëve. Nëse politikanët kanë vërejtje të përmbajtjeve mediatike, ekzistojnë mekanizma institucionalë përmes të cilëve ata mund të reagojnë, theksohet në kumtesën e ASHMAA-së.

Rasti ka të bëjë me publikimin e kryetarit të komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në "Fejsbuk", në të cilin ai dërgoi kërcënime ndaj gazetarit Dragan Pavloviq Llatas.

Arsyeja e reagimit të Kostadinovit është e lidhur me deklaratën e Llatasit në të cilën ai përmend babanë e Kostadinovit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR