• e premte, 05 dhjetor 2025

ASHMAA: Të respektohen standardet më të larta profesionale dhe etike gjatë informimit për funeralet e viktimave të zjarrit në Koçan

ASHMAA: Të respektohen standardet më të larta profesionale dhe etike gjatë informimit për funeralet e viktimave të zjarrit në Koçan

Shkup, 19 mars 2025 (MIA)- Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) rikujton mediat, gjatë informimit për funeralet e viktimave nga zjarri tragjik në Koçan që t’u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike.

"Raportimi duhet të jetë pa sensacionalizëm, detyrimisht duhet të respektohet dhimbja dhe pikëllimi personal i familjeve, të afërmve dhe të dashurve të të ndjerëve dhe duhet pasur kujdes që të mos kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të shqetësimit. Në këtë drejtim janë edhe kërkesat nga banorët e Koçanit, të cilët dje i janë drejtuar drejtpërdrejt Agjencisë, por edhe përmes rrjeteve sociale, me apel  që punonjësit e mediave të qëndrojnë larg gjatë funeralit dhe të mos filmojnë me dronë. Mediat duhet të jenë të kujdesshme gjatë kryerjes dhe veçanërisht gjatë publikimit të incizimeve dhe fotografive, në mënyrë që të lejojnë familjet dhe prindërit me dinjitet dhe respekt t’i thonë lamtumirë të dashurit e tyre", thonë nga ASHMAA.

Në përgjithësi, këto ditë mediat treguan një shkallë të lartë profesionalizmi. Ka pasur disa raste të transmetimit të filmave dhe serialeve me përmbajtje argëtuese, për të cilat janë paraqitur ankesa në Agjenci, prandaj theksojmë se transmetuesit duhet t’i kushtojnë më shumë kujdes gjatë krijimit të orarit të programeve. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që muzika klasike që transmetohet të jetë e përshtatshme për ditët e zisë.

Përveç kësaj, thonë prej atje, u bëjmë apel mediave që të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për punonjësit e tyre mediatik, të cilët gjatë ditëve në vijim për kryerjen e detyrave të punës janë ekspozuar ndaj stresit të jashtëzakonshëm, rrjedhimisht dhe ndaj rrezikut shëndetësor.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR