ASHMAA: Sonte në mesnatë përfundon publikimi i rezultateve të anketave për zgjedhjet lokale 2025
- Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), rikujton transmetuesit se konform Kodit zgjedhor, rezultatet e sondazheve të opinionit publik në lidhje me zgjedhjet lokale të vitit 2025 mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për raundin e parë të zgjedhjeve, pra jo më vonë se ora 24:00 më 13 tetor 2025.
- Post By Fami Bajrami
- 11:09, 13 tetor, 2025
Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), rikujton transmetuesit se konform Kodit zgjedhor, rezultatet e sondazheve të opinionit publik në lidhje me zgjedhjet lokale të vitit 2025 mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për raundin e parë të zgjedhjeve, pra jo më vonë se ora 24:00 më 13 tetor 2025.
Siç informojnë nga (ASHMAA) gjatë publikimit të rezultateve të sondazheve të opinionit publik në lidhje me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, mediat janë të detyruara të japin të dhëna për emrin e porositësit që kërkon dhe paguan për sondazhin, institucionin që e zhvillon sondazhin, metodologjinë e aplikuar, madhësinë dhe strukturën e ekzemplarit të anketuar dhe periudhën kur është zhvilluar sondazhi.
(ASHMAA) rikujton se rezultatet e sondazheve të opinionit publik të zhvilluara në ditën e zgjedhjeve nuk duhet të publikohen para mbylljes së vendvotimeve.
Foto nga arkivi i MIA-s