• e hënë, 23 dhjetor 2024

ASHMAA: Nga sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

ASHMAA: Nga sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) përkujton se sot përfundon fushata zgjedhore për rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale 2024, pra nga mesnata fillon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në orën 19 më 24 prill.

Gjatë heshtjes, më 23 dhe 24 prill (deri në orën 19), thekson ASHMAA, ndalohet mbulimi mediatik në lajmet dhe emisionet speciale informative të pjesëmarrësve në fushatat zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.

"Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi: i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audioviziv që lidhet ose në të cilin pjesëmarrësit marrin pjesë në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është e hapur ose e fshehtë në funksion të fushatës së dikujt zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimin e votuesve,  të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në një fushatë zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të pozitave në organet qeveritare", thuhet në njoftimin e sotëm nga ASHMAA.

Në këtë periudhë është lejuar emetimi i prezantimit politik pa pagesë dhe reklamimi politik i paguar në fushatë zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare.

Njëherit, në ditët e heshtjes zgjedhore është lejuar emetimi i fushatës reklamuese edukative të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për Zgjedhjet e vitit 2024.

Agjencia, theksojnë nga atje, pret të gjithë radiodifuzerët, duke filluar nga sonte në mesnatë, ta përshtatin programin e tyre për heshtjen zgjedhore. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR