• e hënë, 23 dhjetor 2024

ASHMAA: Liria e shprehjes është një kategori e garantuar dhe e pacenueshme kushtetuese

ASHMAA: Liria e shprehjes është një kategori e garantuar dhe e pacenueshme kushtetuese

Shkup,  12 nëntor 2023 (MIA) -  Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka bërë të ditur se liria e shprehjes është kategori e garantuar me Kushtetutë dhe si e tillë është e pacenueshme, me çfarë,  siç thuhet, u bashkëngjitet reagimeve lidhur me aktvendimin e gjykatës të marrë nga  gjykatësja Jovanka Spirovska Paneva në rastin "Feroinvest kundër IRL", për storjen "Konspiracion kundër ajrit".

 "Kjo liri mund të kufizohet vetëm në raste të caktuara, të përcaktuara saktësisht kur kërcënohet siguria dhe paqja publike, shëndeti publik dhe të tjera. Qytetarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë objektive, të shpejtë dhe të saktë për të gjitha çështjet që janë me rëndësi të jashtëzakonshme dhe kanë të bëjnë me interesin publik, dhe realizimi i kësaj të drejte duhet të nxitet dhe inkurajohet nga të gjithë faktorët relevantë në shoqëri", theksojnë nga ASHMAA-ja.

 Në të njëjtën kohë, theksojnë se publikimi i përmbajtjeve në formë redaktuese, në të cilat nuk cenohen standardet profesionale gazetareske të cilat në këtë rast transmetohen edhe në shërbimin publik është në drejtim të realizimit të lirisë së fjalës dhe lirisë së informimit dhe ruajtjen e interesit të qytetarëve.

 Foto: ASHMAA

 

QËNDRONI TË LIDHUR