• e diel, 22 dhjetor 2024

ASHMAA: Kërcënime ndaj drejtorit Zoran Trajçevski për shkak të refuzimit të kërkesës për marrjen e lejes

ASHMAA: Kërcënime ndaj drejtorit Zoran Trajçevski për shkak të refuzimit të kërkesës për marrjen e lejes

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele (ASHMAA) sot njoftoi se në datën 13 të këtij muaji nga ana e një personi të panjohur, në celularin e drejtorit të Agjencisë, Zoran Trajçevski, janë dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese për shkak të refuzimit të kërkesës për marrjen e lejes televizionit Alsat M. Rasti është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera kompetente, ndërsa ASHMAA pret zgjidhje të shpejtë, vërtetimin e përgjegjësisë së personit i cili ka dërguar kërcënime dhe sanksionimin e tij adekuat. 

Siç informojnë nga ASHMAA, porositë në celularin e Trajçevskit janë dërguar pasi Agjencia, në mbledhjen e mbajtur më 11 korrik, e ka hedhur poshtë Nismën anonime të parashtruar për marrjen e lejes televizionit Alsat M.

"Agjencia shqyrtoi nismën e parashtruar, por u konstatua se nuk ishte e mundur të kishin qasje në linqet që theksoheshin si prova të supozuara se Ve Ve Group, pronari i Alsat M, po abuzon me televizionin dhe ushtron presion mbi institucionet shtetërore për të arritur nevojat e tij biznesit. Në të njëjtën kohë, Nisma është dorëzuar si aplikim anonim dhe nuk ka pasur mundësi të njoftohet parashtruesi për të hequr mangësitë në të. Në legjislacionin mediatik janë përcaktuar qartë arsyet për të cilat mund të meret licenca e radios apo televizionit, pikërisht në mënyrë që veprimi të mos bëhet në baza arbitrare, por në raste të përcaktuara saktësisht", thekson ASHMAA.

Organi rregullator potencoi se dërgimi i porosive kërcënuese për shkak të kërkesës së papërmbushur, "të bazuar në dëshirat personale dhe interesat personale përfaqëson shqetësim individual psikik dhe ngacmim dhe në këtë rast, presion dhe rrezikim të drejtpërdrejt të lirisë së mediave dhe të lirisë së informimit dhe shprehjes". 

"Shpresojmë se rastet e tilla në të ardhmen nuk do të përsëriten sepse reflektojnë jo vetëm ndaj mediave por edhe ndaj sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatikë", theksojnë nga ASHMAA të cilët për rastin i kanë njoftuar edhe organizatat relevante ndërkombëtare. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR