• e premte, 22 nëntor 2024

ASHMAA i publikoi raportet për RPP të emetuar për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare

ASHMAA i publikoi raportet për RPP të emetuar për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare

Shkup, 23 maj 2024 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) i publikoi raportet për reklamim të paguar politik (RPP) të emetuara gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare 2024.

Në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, gjithsej 57 transmetues (32 televizione dhe 25 radio) kanë lidhur marrëveshje me dy pjesëmarrës në fushatën zgjedhore. 

"Nga 10 televizionet nacionale, më së shumti reklama emetuan Kanal 5 (24 orë 1 minut dhe 32 sekonda), Siteli (16 orë 25 minuta dhe 16 sekonda) dhe Alfa (14 orë 24 minuta dhe 43 sekonda), përderisa nga katër radiot nacionale më së shumti reklama kishin Antena 5 (8 orë 31 minuta dhe 40 sekonda) dhe Kanal 77 (4 orë 32 minuta dhe 7 sekonda)", thuhet në raportin e ASHMAA-së. 

Për kandidatin për president Stevo Pendarovski ishin emetuar gjithsej 160 orë 58 minuta dhe 32 sekonda RPP (128 orë 48 minuta dhe 43 sekonda në TV dhe 32 orë, 9 minuta dhe 49 sekonda në radio), përderisa për kandidaten Gordana Siljanovska Davkova janë emetuar gjithsej 122 orë dhe 22 sekonda RPP (75 orë 14 minuta dhe 5 sekonda në TV dhe 46 orë 46 minuta dhe 17 sekonda në radion).

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, në 68 transmetues (39 televizione dhe 29 radio) të cilët lidhën marrëveshje me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore ishin emetuar gjithsej 567 orë 43 minuta dhe 31 sekonda reklamim i paguar politik.

"Nga 11 televizionet nacionale, volumin më të madh e kishin Alsat-M (44 orë 12 minuta e 27 sekonda), Kanal 5 (35 orë 58 minuta e 4 sekonda) dhe TV 21-M (33 orë 5 minuta e 57 sekonda), përderisa nga 4 radiot nacionale më së shumti reklama emetuan  Antena 5 (15 orë 22 minuta e 35 sekonda) dhe Kanal 77 (10 orë, 6 minuta e 46 sekonda)", thuhet në raportin e ASHMAA-së.

Raporti për RPP të transmetuesve për rrethin e dytë nga fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në periudhën nga 25 prilli deri më 6 maj është në dispozicion në këtë link.

Raportin për RPP të transmetuesve nga fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në periudhën nga 18 prilli deri më 6 maj 2024 është në dispozicion në këtë link. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR