• e martë, 26 nëntor 2024

ASHMAA e dënoi pengimin e punës së gazetarëve dhe kameramanëve në Bërvenicë

ASHMAA e dënoi pengimin e punës së gazetarëve dhe kameramanëve në Bërvenicë

Shkup, 24 qershor 2023

Lidhur me fyerjet dhe kërcënimet drejtuar ekipit gazetaresk të TV Koha, si dhe parandalimin e ekipeve televizive të disa mediave dhe korrespondentëve nga rajoni i Pollogut që të xhirojnë inserte në lidhje me zjarrin në komunën e Bërvenicës, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale thekson se është absolutisht i papranueshëm pengimi i punëtorëve mediatik në kryerjen e punës së tyre.

Mediumet kanë një rol vendimtar në informimin për çështjet me interes publik dhe në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies, prandaj, nevojitet t'u sigurohet gazetarëve dhe punonjësve të tjerë mediatikë qasje të lirë, të papenguar dhe të sigurt në të gjitha ngjarjet. Çdo pengesë për kryerjen e detyrave të tyre të punës është kërcënim i drejtpërdrejtë për lirinë dhe të drejtën e informimit. qa/bsh/

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR