• e hënë, 23 dhjetor 2024

ASHMAA e dënoi deklaratën e liderit të LSDM-së, Kovaçevski

ASHMAA e dënoi deklaratën e liderit të LSDM-së, Kovaçevski

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) dënon ashpër deklaratën e kryetarit të partisë politike të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, me të cilën ai akuzoi disa media se “janë vetëshitur dhe vazhdojnë të shiten” dhe vihen në funksion të një partie politike, kumtuan sot nga ASHMAA.

"Politikanët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kanë dhe në vend që të përdorin komunikim të papërshtatshëm, të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe një nga shtyllat kyçe të demokracisë – mediat. Etiketimi i mediave, sidomos në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe cenon dinjitetin e punonjësve të medias, nënvizohet në njoftimin e ASHMAA-së.

Agjencia në kumtesën kujton se është e nevojshme të respektohen standardet dhe u bën thirrje politikanëve që të përmbahen nga përdorimi i gjuhës që diskrediton mediat. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR