• e premte, 27 shtator 2024

Asher zgjedhet ylli muzikor në Superboul

Asher zgjedhet ylli muzikor në Superboul

Los Anxhelos, 25 shtator 2023 (MIA) - Ylli amerikan i popit Asher do të performojë në pjesën e parë të Superboul, ndeshja më e shikuar në ligën NFL, e cila do të mbahet në Los Anxhelos më 11 shkurt të vitit të ardhshëm.

Tetë herë fituesi i çmimit "Gremi" deklaroi se mezi priste të performonte në spektaklin e NFL.

"Është një nder i madh që më në fund të kaloj një performancë të Superboul nga lista ime. Mezi pres t'i tregoj botës një shfaqje që nuk është parë kurrë më parë", tha Asher.

Yjet më të mëdhenj të Amerikës performojnë tradicionalisht në pjesën e parë të lojës më të rëndësishme të vitit në NFL.

Shkurtin e kaluar, Rihana pati një performancë spektakolare, e cila performoi në shtatzëninë e vonë, që ishte performanca e saj e parë solo në shtatë vitet e fundit.

Madona, Koldplej, Bijonse, Eminem, Majkëll Xhekson dhe shumë emra të tjerë të famshëm të muzikës kanë performuar edhe më parë në Superboul. mb/

Foto. Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR