• e enjte, 17 korrik 2025

ASH: VLEN në pushtet, por Mexhiti flet nga selia partiake – Mosbesim apo margjinalizim?

ASH: VLEN në pushtet, por Mexhiti flet nga selia partiake – Mosbesim apo margjinalizim?

Shkup, 14 qershor 2025

Të premten, publiku ishte dëshmitar i një konference për shtyp të z. Izet Mexhiti, e cila, në vend që të mbahej në ambientet zyrtare të Qeverisë, u organizua në selinë partiake të koalicionit VLEN. Kjo ngre disa pyetje të rëndësishme që kërkojnë përgjigje të qarta:
• Pse z. Mexhiti e mbajti konferencën për shtyp në selinë partiake dhe jo në ambientet zyrtare të Qeverisë?

A ka ndonjë ndalesë të pashkruar nga kryeministri Mickoski që zyrtarët e VLEN-it të mos paraqiten nga pres-qendra zyrtare e Qeverisë?

• Në çfarë cilësie foli z. Mexhiti?

A foli si zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut apo si përfaqësues i VLEN-it?
• A ishin informatat e prezantuara zyrtare, apo materiale partiake?

Publiku ka të drejtë të dijë nëse informatat e ndara në atë konferencë ishin të konfirmuara nga institucionet përkatëse, apo thjesht deklarata propagandistike me qëllim përfitimesh politike.

Për më tepër, është për t’u habitur që edhe pas hyrjes në Qeveri, VLEN vazhdon të sillet si opozitë, duke shmangur përgjegjësinë institucionale dhe duke përdorur retorikë që i takon partive jashtë pushtetit. Ose ndoshta realiteti është se VLEN-i nuk ka ndikim real brenda Qeverisë, dhe roli i tyre mbetet formal, pa fuqi vendimmarrëse.

Në interes të transparencës dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve, ftojmë z. Mexhiti dhe përfaqësuesit e VLEN-it të sqarojnë qartë pozicionin e tyre: a janë pjesë e Qeverisë, apo zëdhënës të një partie në opozitë?


Aleanca për Shqiptarët

________________________________________________________________________________________________________

***MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e tyre***

QËNDRONI TË LIDHUR