• e hënë, 23 dhjetor 2024

ASH: VLEN legjitimon planin e Stoilkoviqit për largimin e 3000 shqiptarëve nga administrata

ASH: VLEN legjitimon planin e Stoilkoviqit për largimin e 3000 shqiptarëve nga administrata

16 korrik 2024

Ditë më parë Qeveria e VMRO-së paralajmëroi se do ta shkurtojë administratën për 3000 të punësuar më pak dhe menjëherë pas kltij lajmi, doli ministri Stoilkoviç dhe u kërcënua me revizion dhe largim nga puna të 3000 të punësuarve shqiptar përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Në vend që tu dalin në ballë këtyre e në mbrojtje shqiptarëve, njëri nga kryetarët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, doli edhe mbrojti Stoilkoviçin dhe VMRO-në, duke vulosur ofendimin, nënçmimin dhe diferencimin e 3000 shqiptarëve nga administrata shtetërore. Si gjithmonë, për të githa vendimet e VMRO-së dhe Stoilkoviqit këta bëjnë vetëm amin! Janë shëndrruar në argument të VMRO-së!

Me keshtu "shqiptar të ndershëm" jo vetëm 3000 shqiptarë mund te largohen nga puna, por çdo e arritur e shqiptarëve vihet në pikëpyetje.

Krejt fantazia e VMRO-së mund të jetësohet nga "shqiptarët e ndershëm", e kjo fantazi shndërrohet në veprim madje edhe te foshnjat 3 muajshe.

Aleanca për Shqiptarët

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR