• e diel, 22 dhjetor 2024

ASH: Vazhdon keqpërdorimi i zyrave të kryeministrisë nga Izet Mexhiti, për mbledhje partiake

ASH: Vazhdon keqpërdorimi i zyrave të kryeministrisë nga Izet Mexhiti, për mbledhje partiake

Shkup, 27 tetor 2024 

Drejtuesit e partive të koalicionit në Qeverinë jolegjitime po bëjnë keqpërdorime flagrante të institucioneve dhe resurseve shtetërore.

Edhe si kuadër i BDI, edhe si kryetar i Komunës së Çairit, por edhe tani si kuadër i VLEN, Izet Mexhiti keqpërdor zyrat e kryeministrisë për mbledhje dhe aktivitete partiake. 

I bëjmë thirje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të hap procedurë për keqpërdorimin e institucioneve shtetërore nga zyrtarët politik për qëllime partiake. Gjithashtu ftojmë edhe zëvendës kryeministrin për qeverisje të mirë që të kryejë detyrën zyrtare dhe të sanksionojë veprimet antiligjore të bashkëpartiakëve të tij.

Veprimet e këtilla janë të patolerueshme dhe shkelje e rëndë ligjore, si dhe shpalosin fytyrën e vërtetë të partive të koalicionit VLEN të cilët institucionet e shtetit i shohin vetëm si mjet për përfitime partiake.

Aleanca për Shqiptarët 

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Fotografia: Aleanca për Shqiptarët 

QËNDRONI TË LIDHUR