• e premte, 22 nëntor 2024

ASH: Të dënohet kërcënimi me shkrim që të parandalohet dhuna në të ardhmen

ASH: Të dënohet kërcënimi me shkrim që të parandalohet dhuna në të ardhmen

Shkup, 27 korrik 2024

Dënojmë ashpër kërcënimet në adresë të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e RMV. Mesazhet e këtilla kërcënuese janë edhe nxitje e urrejtjes dhe dhunës, ndërsa paraqesin rrezik të drejtëpërdrejtë për jetën e deputetëve dhe të çdo qytetari në vend.

Heshtja dhe mosndëshkimo i veprimeve të këtilla paraqet inkurajim për personat që kësaj radhe kanë guxuar të kërcënojnë me shkrim, ndërsa nesër mund të guxojnë edhe të veprojnë.

Relativizimi i kërcënimeve të këtilla le hapsirë për tu inkurajuar grupet kriminale dhe nacionaliste në vend.

Një motiv shtesë për këto veprime paraqet edhe qasja nacionaliste e Qeverisë, gjuha e ashpër që ka filluar të përdoret ndaj shqiptarëve edhe nga eksponentë politik maqedonas dhe indiferenca totale e partive shqiptare në Qeveri të cilët as këtë rast nuk e shohin të udhës ta dënojnë dhe të veprojnë institucionalisht.

Ftojmë organet e rendit që të zbardhin këtë rast, kërcënuesit të zbulohen dhe të sanksionohen dhe të dërgohet porosi që do të parandalojë dhunën sa është ende në fazën e retorikës verbale.

Aleanca për Shqiptarët

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR