ASH: Shqipja hiqet nga institucionet, VLEN-i në heshtje
- Ky është një veprim i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve. Edhe më shqetësuese janë raportimet për largime të shqiptarëve nga puna, mungesë përfaqësimi në punësime dhe presione ndaj të punësuarve shqiptarë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:40, 17 prill, 2026
Shkup, 17 prill 2026
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër heqjen e gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Ky është një veprim i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve. Edhe më shqetësuese janë raportimet për largime të shqiptarëve nga puna, mungesë përfaqësimi në punësime dhe presione ndaj të punësuarve shqiptarë.
Po aq i papranueshëm është edhe mosreagimi e përfaqësuesve shqiptarë në këtë institucion, si dhe e VLEN-it, që sot mban përgjegjësi politike për këtë gjendje.
Kërkojmë rikthimin e menjëhershëm të gjuhës shqipe në uebfaqen zyrtare të institucionit, ndërprerjen e diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe transparencë të plotë për largimet, punësimet dhe avancimet.
Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që të drejtat e shqiptarëve të shkelen dhe që gjuha shqipe të hiqet nga institucionet.
ASH- Taravari