• e enjte, 19 dhjetor 2024

ASH: MPB të zbulojë edhe autorët e djegies së flamurit shqiptar, VLEN nuk guxon as ta përmend

ASH: MPB të zbulojë edhe autorët e djegies së flamurit shqiptar, VLEN nuk guxon as ta përmend

Shkup, 29 nëntor 2024

I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të veprojë me urgjencë dhe ashtu siç veproi me zbulimin e autorëve të flamurit shtetëror, me të njëjtën urgjencë të veprojë edhe ndaj atyre që dogjën flamurin shqiptar.

Nëse ky veprim do të mungojë atëherë do të sillet edhe një herë në pah se ligji dhe organet ligj-zbatuese janë selektive në këtë shtet dhe se ato veprojnë vetëm kur duhet të ndëshkohen shqiptarët.

Ju bëjmë thirrje edhe humbësve në Qeveri, koalicionit vlen, që të angazhohen një herë të vetme në favor të shqiptarëve, në mbrojtje të flamurit kombëtar dhe në sjelljen e drejtësisë dhe barazisë së qytetarëve në vend. Është skandaloz reagimi i tyre ku nga fillimi deri në fund nuk guxojnë as të përmendin djegien e flamurit kombëtar shqiptar. A thua vallë reagimet ua shkruan dikush tjetër dhe ata vetëm i përkthejnë!?

Sjellja e këtillë selektive e institucioneve vetëm ndaj një bashkësie etnike, duke toleruar e privilegjuar një bashkësi tjetër i shërben vetëm thellimit të hendekut ndëretnik, rritjes së mosbesimit të qytetarëve ndaj shtetit dhe diskriminimit institucional.

Aleanca për Shqiptarët

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR