• e premte, 05 dhjetor 2025

ASH: Diskriminim i hapur ndaj institucioneve arsimore shqiptare

ASH: Diskriminim i hapur ndaj institucioneve arsimore shqiptare

Shkup, 23 korrik 2025

Universitetet dhe institutet shqiptare po përjashtohen sistematikisht nga financimet publike për projekte shkencore, thotë Belinda Amiti nga Aleanca për Shqiptarët. 

“Kjo nuk është vetëm shpërndarje e padrejtë fondesh – është një strategji e qëllimshme për të zhveshur universitetet shqiptare nga çdo mundësi zhvillimi akademik.”

Sipas saj asnjë projekt ndërtimi i objekteve arsimore nuk është financuar në komunat shqiptare, ndonëse ato përballen me mungesë infrastrukture themelore.

“Qeveria ndan miliona për shkolla në Kisella Vodë, Manastir e Vallandovë, por asnjë qindarkë për Tetovën apo Çairin. Kjo është ndëshkim përmes shpërfilljes.”

Sipas saj, reformat arsimore bëhen në mënyrë të nxituar dhe burokratike, pa përfshirjen e komunitetit arsimor në terren.
“Çdo ministër sjell nga një ‘reformë’ të vetën, pa analizë, pa konsensus dhe mbi të gjitha – pa sukses. E pësojnë nxënësit dhe mësuesit.”

Sipas saj përdorimi i IA-së po futet në arsim pa strategji kombëtare, pa pilotim dhe pa kuadër etik e shkencor.

“Nuk mund të bëjmë eksperiment me trurin e fëmijëve tanë. Teknologjia duhet të ndihmojë arsimin, jo ta zëvendësojë atë. Kërkojmë kontroll, jo improvizim”, thotë Amiti.

Aleanca për Shqiptarët kërkon financim të barabartë për të gjitha universitetet publike; përfshirje të komunitetit akademik shqiptar në çdo reformë dhe krijimin e një Komisioni të Pavarur për mbikëqyrjen e përdorimit të IA-së në shkolla.
“Arsimi nuk është terren për eksperimente politike apo teknologjike. Është themeli i së ardhmes sonë dhe duhet të trajtohet me drejtësi, dinjitet dhe vizion”, thotë Amiti.

Aleanca për Shqiptarët

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR