• e shtunë, 29 qershor 2024

Asensio dëshiron që t'i fitojë të gjitha trofetë me PSZH-në këtë sezon

Asensio dëshiron që t'i fitojë të gjitha trofetë me PSZH-në këtë sezon

Paris, 8 prill 2024 (MIA) - Mesfushori i Pari Sen-Zhermenit, Marko Asensio ka folur për objektivat e ekipit deri në fund të sezonit. Ai ka për synim të fitojë më shumë trofe.

"Vjen pjesa më e rëndësishme e sezonit, periudha e fundit në Ligën 1. Arritëm deri te finalja e Kupës së Francës. Vijon diçka shumë e bukur në Ligën e kampionëve. Do të luftojmë që t'i fitojmë të gjitha këtë vit. Dëshiroj me PSZH-në që t'i ngris të gjitha trofetë këtë sezon", deklaroi Asensio për "AS".

 Pas 28 xhirove në ligën 1, PSZH-ja është lider i tabelës me 63 pikë.

Spanjolli këtë sezon luajti 22 ndeshje për parisienët në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola dhe po aq asistime. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR