• e martë, 24 dhjetor 2024

Asanzh do të mund të ankohet kundër ekstradimit në SHBA

Asanzh do të mund të ankohet kundër ekstradimit në SHBA

Londër, 20 maj 2024 (MIA) - Gjykata e lartë në Londër sot i miratoi themeluesit të Uikiliksit, Xhulian Asanzh të drejtën e ankimimit kundër ekstradimit në SHBA. 

Asanzh sot nuk u paraqit në gjykatë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por avokatët e tij theksuan se ai nuk duhet të ekstradohet në SHBA, ku ëshë i dyshuar për rrjedhje masive të dokumenteve të besueshme, që potencialisht do ta rrezikonte të drejtën e tij për lirinë e fjalës.

Dy gjykatës duhet të vendosin nëse janë të kënaqur me pretendimet amerikane se Asanzhi (52) mund të përdor Amendamentin e parë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili e garanton lirinë e fjalës, derisa i gjykohet për spiunazh. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR