• e enjte, 04 dhjetor 2025

Asambleja e qytetit të Los Anxhelosit ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Maqedonisë në kujtim të viktimave të tragjedisë së Koçanit

Asambleja e qytetit të Los Anxhelosit ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Maqedonisë në kujtim të viktimave të tragjedisë së Koçanit

Shkup, 17 qershor 2025 (MIA) - Asambleja e Qytetit të Los Anxhelosit në shtetin amerikan të Kalifornisë në nderim dhe kujtim të viktimave të tragjedisë së Koçanit u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Maqedonisë së Veriut - të kuqe dhe të verdhë, nga dje në orën 20 deri mëngjesin e sotëm të orës 6, sipas kohës lokale.

Nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë në Los Anxhelos shprehën solidaritet me familjet e viktimave dhe mirënjohje për organizimin e kësaj ngjarje nga një këshilltar i pushtetit lokal të Los Anxhelosit në shenjë respekti për viktimat e tragjedisë së fundit në Koçan.

"Shprehim solidaritet të thellë me njerëzit e Koçanit, me komunitetin global maqedonas dhe të gjithë të prekurit, ndërsa vazhdojmë të vajtojmë këtë humbje të dhimbshme. Ky homazh prekës, i cili jepet tre muaj pas katastrofës, do të jetë një kujtesë se uniteti dhe dhembja jonë, edhe përtej oqeaneve, mbeten të palëkundura. Falënderojmë sinqerisht këshilltarin e qytetit Soto-Martinez të Distriktit 13, ekipin e tij të mrekullueshëm dhe Qytetin e Los Anxhelosit për solidaritetin e tyre me popullin maqedonas”, theksohet në postimin në Fejsbuk të Kishës maqedonase.

Më 16 qershor bëhen tre muaj që nga tragjedia në Koçan. Në zjarrin në diskotekën "Puls" i cili ndodhi më 16 mars në orët e para të mëngjesit, jetën e humbën 62 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Pas përfundimit të hetimit, 34 persona fizikë dhe tre persona juridikë u akuzuan për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR