• e diel, 22 dhjetor 2024

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Shkup, 11 dhjetor 2023

Solo artisti i mirënjohur nga Shkupi, Mustafa Imeri-Tafa, nga sot është pjesë e Lëvizjes Demokratike. Anëtarësimi në LD i këngëtarit të njohur, u bë në kuadër të iniciativës për kyçjen e kuadrove profesionale në parti.

Mustafa Imeri është shef katedre i paraleleve shqipe në Shkollën fillore dhe të mesme të Muzikës në Shkup 'Ilija Nikolovski Luj', ndërsa në LD do të jetë i angazhuar në Departamentin e Kulturës, e së bashku me ekipin e artistëve të tjerë do të punojë në zhvillimin e programit të Kulturës në Lëvizjen Demokratike.

_______________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR