• e hënë, 01 korrik 2024

Arteta për fitoren ndaj Mançester Sitit: E dinim se duhej të luftonim dhe e bëmë këtë

Arteta për fitoren ndaj Mançester Sitit: E dinim se duhej të luftonim dhe e bëmë këtë

Londër, 9 tetor 2023 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka lavdëruar lojtarët e tij për ndeshjen e treguar në xhiron e 8-të të Premier Ligës kundër Mançester Sitit (1:0).

"Jam shumë krenar. Kjo ndodhë në kohë të vërtetë me njerëz të vërtet dhe me lojtar të vërtetë. E kemi ditur se duhej të luftonim dhe e kemi bërë këtë. Kjo është fitore e madhe. Pjesën e dytë e filluam vërtetë mirë dhe luajtëm vërtetë në mënyrë agresive. Na ndihmuan edhe zëvendësimet. Shanset për gol ishin në nivelin më të lartë. Kundërshtarëve tanë ju kemi bërë shumë probleme, sikur që ata na bënë neve. Nuk ishte e lehtë të shkohet në sulm. Keni nevojë për kohën e duhur, lëvizjen e duhur. Më pëlqen guximi jonë. Ka momente të vështira kundër këtij ekipi. Duhet të jeni të drejtpërdrejtë, të menaxhoni emocionet tuaja dhe të jeni të sigurt se do të ju kapin duke bërë gabime", deklaroi Arteta për "Bi-Bi-Si".

Arsenali ka 20 pikë dhe është në vendin e dytë në Premier ligë. Në xhiron e radhës londinezët do të luajnë si mysafir ndaj Çelsit më 21 tetor, ndërsa të njëjtën ditë Siti pret Brajtonin. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR