• e hënë, 01 korrik 2024

Arteta për barazimin e Liverpulit: Mund t'i merrnim tri pikë

Arteta për barazimin e Liverpulit: Mund t'i merrnim tri pikë

Londër, 10 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i përmblodhi përshtypjet e ndeshjes së xhiros së 30-të të Ligës Premier kundër Liverpulit.

"Topçinjtë" mbrëmë si mysafirë në Liverpul përfunduan me rezultat baraz 2:2 edhe pse patën epërsi prej 2:0 deri në minutën e 42-të.

"Ndeshje shumë e tensionuar. Ishte nën kontrollin tonë, deri në përfundim të pjesës së parë kur e morëm një gol në mënyrë naive. E filluam mirë në pjesën e dytë, por më pas e humbëm kontrollin. Ishte lojë shumë kaotike dhe e paqëndrueshme. Liverpuli ka mundur t'i shënojë tre apo katër gola. Rezultati përfundimtar është me siguri korrekt. Kemi mundur t'i fitojmë tri pikë. Duhej të vazhdonim të luanim si në pjesën e parë edhe 15 minuta - atëherë ndeshja do të zhvillohej me skenar tjetër", deklaroi Arteta për "Bi-bi-si sport".

Arsenali është në krye të tabelës në Premierligë me 73 pikë prej 30 ndeshjeve. Liverpuli është në pozitën e tetë me 44 pikë prej 29 ndeshjeve.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR