• e hënë, 01 korrik 2024

Arteta: Arsenali mundi të shënonte më shumë kundër Evertonit

Arteta: Arsenali mundi të shënonte më shumë kundër Evertonit

Londër, 2 mars 2023 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli për fitoren ndaj Evertonit (4:0) në ndeshjen e shtyrë të xhiros së shtatët të kampionatit të Anglisë.

"Jam i mahnitur nga fitorja dhe nga ajo se si luajtëm në 25 minutat e para, edhe pse patëm disa vështirësi në fillim. Vetëm sa e shënuam golin e parë, loja u hap. Na duhej një çast magjik dhe Bukajo e krijoi. Pas kësaj u përmirësuam dhe merituam të fitojmë. Arsenali luajti shumë mirë në pjesëne  dytë dhe mund të shënonte më shumë. Nuk dyshova se do të kthehemi pas humbjes nga Siti. Kur i shoh lojtarët e mi çdo ditë, kuptoj se sa duan të fitojnë", deklaroi Arteta për BBC.

Ekipi londinez e shënoi fitoren e tretë dhe me 60 pikë vazhdon të jetë në eprësi në Premier ligë.

Evertoni është në vendin e 18-të me 21 pikë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR