Arsovska thotë se i ka dorëzuar mendim Sllaveskit për çmimin e shërbimit të transportuesve privat, Sllaveski thotë se sërish manipulon me Këshillin dhe opinionin
- Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski sot përmes kumtesave drejt mdeiumeve me akuza të ndërsjellta për atë se kush është prëgjegjës lidhur me mosvënien në rend të ditës pikën për kërkesën e transportuesve privat për rritje të tarifës për kilometër të kaluar, në suaza të sistemit për transport publik në territorin e kryeqytetit.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:50, 28 nëntor, 2024
Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski sot përmes kumtesave drejt mdeiumeve me akuza të ndërsjellta për atë se kush është prëgjegjës lidhur me mosvënien në rend të ditës pikën për kërkesën e transportuesve privat për rritje të tarifës për kilometër të kaluar, në suaza të sistemit për transport publik në territorin e kryeqytetit.
Transportuesit privat prej sot nuk qarkullojnë, ndërsa në komunikacion janë vetëm autobusët e NQP-së. Në deklaratë për MIA-n, Jovica Zafirovski, përfaqësues i transportuesve privat dje tha se sot nuk do të qarkullojnë, autobusët do të qëndrojnë në garazhe, ndërsa vendimi është sjellë në koordinim të transportuesve të cilët dje pasdite i çkyçën autobusët nga qarkullimi në shenjë revolte pasi që edhe në mbledhjen e djeshme të Qytetit të Shkupit nuk u shqyrtua kërkesa e tyre për rritje të taksës për kilometër.
Arsovska, pasi që dje përmes kumtesës iu përgjigj Sllaveskit se jep mbështetje për ta vendosur pikën për transportuesit privat në rend dite të mbledhjes, sot sërish përmes kumtesës thekson se po bëhen tentime për krijim të krizës së re të motivuar politike, lidhur me transportin publik në Shkup.
"Duke pasur parasysh tentimet për krijim të krizës së re të motivuar politike ndërkaq lidhur me transportin publik në Shkup, Ju njoftoj sa vijon: Më 26.11.2024 nga ana e anëtarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Goran Arsov, kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit i është parashtruar nismë për fillim të procedurës për rritje të çmimit të shërbimit që e marrin transportuesit privat të angazhuar nga ana e NQP-së, me të cilin Këshilltari Goran Arsov i propozon Këshillit të miratojë konkludim me të cilin dp të ndërmerreshin aktivitete adekuate dhe ishin shqyrtuar të gjitha mundësitë për kushtet për rritje të çmimit të shërbimit të transportuesve privat. Për të njejtën, Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit më 27.11.2024 i parashtroi Kërkesë për mendim Kryetares së Qytetit të Shkupit, e cila publikisht që gjatë mbledhjes së djeshme kërkoi deklarim lidhur me të njejtën. Nga ana ime si Kryetare e Qytetit menjëherë iu parashtrua mendimi, me çka janë plotësuar kushtet në përputhje me Statutin dhe Rregulloren për punë të Këshillit të Qytetit të Shkupit për vendosje të nismës si pikë në rendin e ditës të Mbledhjes së Qytetit të Shkupit. Me praktikat e deritanishme të cilat janë në kundërshtim me Statutin dhe Rregulloren e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ndërkaq të vendosura nga an e Kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit me të cilat nuk vendosen në shqyrtim nismat e parashtruara nga ana e këshilltarëve për të cilat janë parashtruar mendime nga ana e Kryetares së Qytetit, Ju shkurtohet e drejta e Juaj të diskutoni dhe sillni vendime pa dallim se çfarë do të jenë të njejtat", thekson Arsovska në kumtesë.
Ajo shton se sot nga ana e Sektorit të mbështetjes së Këshillit mori njoftim se mendimi, i cili nga ana e saj i është parashtruar kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme, sipas tij është irelevant, me çka, siç theksoi, e shkelë Statutin dhe Rregulloren e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe i tejkalon autorizimet e veta.
"Kryetari i Këshillit nuk ka të drejtë të interpretojë mendim të Kryetares së Qytetit, as të njejtin të mos e pranojë, por vetëm tua parashtrojë këshilltarëve. Nëse këto hapa janë për shkak të mosnjohjes së Rregullores për punë të Këshillit të Qytetit të Shkupit i cili ka 64 faqe, të cilin deri më tani Kryetri është dashur ta lexojë dhe dijë apo për shkak të tentimit për krijim të një krize të re në transportin publik në Qytetin e Shkupit, këtë ua lë ta vlerësoni vetë. Prandaj Ju informoj se kushtet për thirrje të Mbledhjes së rregullt apo të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe vendosjen e nismës si pikë në rend dite për diskutim rreth të njejtës, janë plotësuar në tërësi. Në bashkangjitje mund ta lexoni qëndrimin e Kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, i cili i ka lutur shërbimet të ma transmetojnë", thekson Arskovska në kumtesë.
Ndaj kësaj reagoi kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, i cili gjithashtu përmes kumtesës theksoi se kryetarja Arsovska sërish pa pikë turpi gënjen dhe manipulon me anëtarët e Këshillit dhe me opinionin e vendit.
"Në këtë rast me gënjshtra dëshiron të tërhiqet nga obligimi drejt Këshillit të qytetit të Shkupit të parashtrojë propozim-Vendim lidhur me kërkesën e transportuesve privat për rritje të tarifës për kilometër të klauar, në kuadër të sistemit të transportit publik në territorin e Qytetit të Shkupit. Edhe pse Nisma e anëtarit të Këshillit, Goran Arsov ishte titulluar drejt Kryetarit të Këshillit të qytetit të Shkupit, e pranuar në orët e vonshme të pasdites më 26.11.2024, kryetarja Arsovska parashtroi 'mendim' para se e njeta t'i parashtrohej asaj nga ana ime, gjatë mbledhjes së 56-të të rregullt të Këshillit të qytetit të Shkupit, që u mbajt më 27.11.2024. Shkresa e saj m'u prezantua rreth orës 14:45, gjysmë ore para prëfundimit të mbledhjes. Unë shkresë me kërkesë për mendim dhe propozim konkret nga kryetarja e qytetit parashtrova pas përfundimit të mbledhjes, mu para fundit të orarit të punës më 26.11.2024", rreth orës 16:35, thekson Sllaveski.
Ai shton se parashtrohet pyetja se si Arsovska ka apsur qasje në postën e kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe ka guxuar të japë "mendim" para se ai të kërkohej nga ajo.
"Që këtej, e njoftova Sektorin për mbështetje të Këshillit se pres mendim relevant rreth çështjeve të cekura në shkresën time, ndërkaq shkresën e parashtruar paraprakisht nga ana e saj e konsideroj si tërësisht jorelevante. Në shkresën me të cilën kërkoj qëndrim nga kryetarja Arsovska, kërkoj nëse mbështetë rritje të çmimit në transportin publik drejtuar Këshillit të qytetit të Shkupit të parashtrojë propozim-Vendim konkret me të gjitha asryetimet dhe parametrat rreth arsyeshmërisë dhe lartësisë së rritjes së tarifës. Më tutje, kërkoj sqarim se si kjo do të reflektohej ndaj pozitës financiare të NQP-Shkup dhe ku do të kompensohen të ardhurat e ulura - nëse me rritjen e çmimeve të shërbimeve që NQP - Shkup ua ofron qytetarëve, apo nd[rkaq me subvencione shtesë nga Buxheti i Qytetit të Shkupit. Menjëehrë sapo të sigurohet nga Arsovska mendimi me propozim-Vendim, nisma do të vendoset në rend dite të Këshillit të Qytetit të Shkupit", thekson Sllaveski.
Kryetari i Këshillit Sllaveski për sot në orën 14:00 para hapësirave të Qytetit të Shkupit caktoi deklaratë për mediumet. ab/
Foto: МIА arkivi