• e martë, 24 dhjetor 2024

Arsovska-Tiganj në aksionin ekologjik: Qyteti i Shkupit me nismë për mjedis jetësor më të pastër

Arsovska-Tiganj në aksionin ekologjik: Qyteti i Shkupit me nismë për mjedis jetësor më të pastër
Shkup, 7 maj 2022 (MIA) - Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska sot në Parkun e qytetit mori pjesë në aksionin ekologjik për pastrim,  si pjesë e aksioneve të shumta të cilat Qyteti i Shkupit i mbështet dhe realizon në periudhën në vijim. Në nismë të ambasadores kroate Nives Tiganj dhe Klubit afarist kroat filloi aksioni i parë ekologjik për pastrim, në suaza të së cilës në Parkun e qytetit janë vendosur shporta të reja për mbeturina si donacion nga sektori privat. Ambasadorja kroate Tiganj, siç njoftuan nga Qyteti, shprehu falënderim për Qytetin e Shkupit dhe për kryetaren Arsovska për praninë e saj në aksionin e sotëm, i cili është aksioni i parë i tillë me përfshirje të ambasadës kroate  dhe e cila është motiv edhe për aktivitetet tjera të ngjashme ekologjike. Arsovska e falënderoi ambasadoren Tiganj, kryetarin e Klubit afarist kroat Dragan Gjorgievski, si dhe mbi qindra përfaqësues të pranishëm nga ambasada kroate  dhe klubi afarist kroat për angazhimin e tyre në përpjekjet e përbashkëta për një Shkup më të pastër dhe më të bukur dhe theksoi se Qyteti do ta mbështesë çdo nismë për një qytet më të pastër. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR