• e diel, 22 dhjetor 2024

Arsovska për MIA-n: Për herë të parë BNJVL po politizohet për interesa partiake

Arsovska për MIA-n: Për herë të parë BNJVL po politizohet për interesa partiake

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Ky është ndoshta rasti më i mirë i konfirmimit të koalicionit mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për të cilin po flasim sepse këtu në këtë rast bashkërisht vendosën që dikush tjetër të udhëheqë BNJVL-në, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në një intervistë për MIA-n, lidhur me çështjen e shkarkimit të saj nga posti i kryetares së Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.

Ajo beson se për herë të parë po politizohet ky funksion dhe se interesat partiake po vihen para interesave të vetëqeverisjes lokale, me çka sipas saj po krijohet një precedent i cili do të jetë shumë i vështirë dhe problematik për t'u tejkaluar ne te ardhmen, po hiqet nje praktike e krijuar dhe dicka qe deri me tani eshte respektuar anash per interesa partiake.

"Përveç që mendoj se deri më tani puna që e kemi bërë në BNJVL nuk ka pasur ngecje, është respektuar gjithçka që ne si Bord i drejtorëve e kemi marrë si vendime, të gjitha vendimet janë marrë konsensuale dhe me me mbështetjen e të gjithë të interesuarve në atë tryezë, ata vendosën se është me rëndësi që personi që do ta udhëheq BNJVL-në të jetë përfaqësues i partisë politike që ka fituar më së shumti mandate në këto zgjedhje, nënvizoi Arsovska.

Sa i përket ndikimit në këshillin e qytetit të gjithë kësaj dhe se si ajo funksionon pa mbështetjen e shumicës së këshilltarëve duke pasur parasysh se gjatë zgjedhjes së saj ishte përkrahur nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ajo tha se këshilltarët kanë përgjegjësi që të punojnë para së gjithash në interes të qytetarëve.

Duhet të realizohet ajo që u premtua në parazgjedhje dhe besimi i dhënë nga qytetarët. Është programi për një Shkup modern, i cili praktikisht sjell rreth 300 propozime që duhet të realizohen në interes të të gjithë banorëve të qytetit të Shkupit, në mënyrë që jeta e tyre të jetë më e mirë dhe më funksionale. Ajo që kemi parë deri tani është se vetë Këshilli vepron ndoshta me urdhër të caktuar partiak, edhe pse mendoj se secili nga këshilltarët duhet të vendosë me ndërgjegjen e tij dhe të veprojë në drejtim të realizimit të gjithçkaje që u ka premtuar qytetarëve, po jo të udhëhiqen nga angazhimet apo politikat partiake, theksoi kryetarja.

Si shembull i fundit ajo e përmendi shembullin kur në seancën e fundit të Këshillit, këshilltarët nuk e kanë votuar propozimin për huazim të Qytetit të Shkupit për blerjen e 50 autobusëve ekologjikë dhe tha se këshilltarët në këtë rast nuk votuan për atë që ata vetë ofruan dhe mbështetën përpara se të merrnin detyrën. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR