Arsovska: Në frymën e asaj që po festojmë sot, të gjithë qytetarëve u uroj shëndet, paqe dhe dashuri
- Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot pas liturgjisë së mëngjesit në Katedralen “Shën Klimenti iOhrit” në një deklaratë për mediat të gjithë besimtarët ortodoksë ka uruar për festën e madhe të krishterë Pashkët.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:10, 16 prill, 2023
Shkup, 16 prill 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot pas liturgjisë së mëngjesit në Katedralen “Shën Klimenti iOhrit” në një deklaratë për mediat të gjithë besimtarët ortodoksë ka uruar për festën e madhe të krishterë Pashkët.
“Kjo është festa më e lumtuar dhe në frymën e asaj që po festojmë sot, që është jeta e përjetshme dhe gëzim i pamatshëm, të gjithë qytetarëve tanë u dëshiroj shëndet të mirë, lumturi, mirëqenie, paqe, qetësi e mbi të gjitha dashuri”, theksoi Arsovska. ar/