Arsovska: Kjo është fitore sistematike për viktimat e dhunës, për çdo grua dhe nënë, për sulm i cili përfaqësonte edhe sulm ndaj institucionit kryetar komune
- – Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, vendimin e Gjykatës Penale Themelore në Shkup me të cilën Sulejman Lamallari është dënuar me dy vjet burg për dhunë të ashpër ndaj saj e vlerësoi si “fitore sistematike për viktimat e dhunës”.
- Post By Fitore Curri
- 16:54, 2 shtator, 2025
Shkup, 2 shtator 2025 (MIA) – Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, vendimin e Gjykatës Penale Themelore në Shkup me të cilën Sulejman Lamallari është dënuar me dy vjet burg për dhunë të ashpër ndaj saj e vlerësoi si “fitore sistematike për viktimat e dhunës”.
“Kjo është një fitore sistematike për viktimat e dhunës, për çdo grua dhe nënë, për sulm që ishte gjithashtu një sulm ndaj institucionit të kryetarit të komunës. Autori i krimit nuk tregoi aspak pendim për atë që kishte bërë, dhe me qëndrimin e tij vazhdimisht tallte gjykatën dhe publikun. Ai madje u përpoq ta paraqiste viktimën si sulmues, ndërsa edhe pse është abuzues, të paraqiste veten sikur është rrahur nga një grua”, shkroi Arsovska në profilin e saj në Fejsbuk.
Gjykata sot e shpalli fajtor për veprën penale – dhunë dhe i shqiptoi dënim me burg prej dy vjet, Sulejman Lamallarit për sulm fizik dhe verbal, shkaktim të lëndimeve trupore dhe kërcënime serioze. Gjykata, gjithashtu, vendosi që masa paraburgim Lamallarit t’i propozohet deri në plotfuqinë e vendimit, gjegjësisht deri në fillimin e vuajtjes së dënimit me burg, por jo më gjatë se 60 – gjashtëdhjetë ditë.
Rasti ka të bëjë me incidentin nga 11 korriku i vitit 2025, kur Arsovska ishte në terren me persona të autorizuar zyrtarë pas denoncimit për ndërtim pa leje. Sipas akuzës, Lamallari ka ardhur me trotinet elektrik dhe e ka sulmuar kryetaren verbalisht dhe fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke i bërë kërcënime serioze. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s