• e martë, 26 nëntor 2024

Arsovska dhe Bexheti kontrollojnë punët ndërtimore të rikonstrumit të rrjetit të ujësjellësit në Bojanë

Arsovska dhe Bexheti kontrollojnë punët ndërtimore të rikonstrumit të rrjetit të ujësjellësit në Bojanë

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sot kontrolluan punët përfunduese ndërtimore të rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit në fshatin Bojanë në komunën e Sarajit.

"Aktivitetet ndërtimore në terren prëfshinë rikonstruimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit, në të cilin banorët reaguan se ka defekte të shpeshta për shkak të vjetërsisë, si dhe për shkak të profilit dhe materialit të pakënaqshëm në gypat ekzistues", informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Me realizimin e këtij projekti infrastrukturor, siç ceket në kumtesë, zgjidhjet problemi shumëvjeçar në këtë pjesë të qytetit, ku qyteti investon në sigurimin e kushteve cilësore për jetë në secilën komunë, ndërsa banorët e këtij fshati përfitojnë ujë më cilësor dhe kyçje të reja.

"Qyteti i Shkupit punon vazhdimisht në përmirësimin e furnizimit me ujë në pajtim me projektet e premtuara nga programi 'Për Shkup modern', ku zgjidhja e problemeve me rrjetin e ujs[jellësit është një ndër prioritaret", shtohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit. ab/

Foto: Qyteti i Shkupit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR