Arsovska: Borxhi i autoriteteve qendrore ndaj NQO-së vitin e ardhshëm do të arrijë dhjetë milionë euro
- Borxhi i autoriteteve qendrore ndaj Ndërmarrjes së qarkullimit publik (NQP) Shkup nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë dhjetë milionë euro dhe Këshilli duhet të diskutojë nëse do të ketë fare transport pa pagesë për të gjithë, ndërkaq jo vetëm për studentët e universiteteve private, deklaroi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:26, 26 nëntor, 2024
Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Borxhi i autoriteteve qendrore ndaj Ndërmarrjes së qarkullimit publik (NQP) Shkup nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë dhjetë milionë euro dhe Këshilli duhet të diskutojë nëse do të ketë fare transport pa pagesë për të gjithë, ndërkaq jo vetëm për studentët e universiteteve private, deklaroi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Transporti për studentët, përfshirë edhe për ata nga fakultetet private, siç theksoi, duhej të ishte liruar nga autoritetet qendrore si dotacion ndaj ndërmarrjes dhe si pjesë e masës për mbështetje të standardit studentor.
"Borxhi ndaj NQP-së tashmë është tetë milionë euro. Prej fillimit të vitit të ardhshëm borxhi do të jetë dhjetë milionë euro, borxh i pushtetit qendror ndaj qytetit të Shkupit, përkatësisht ndaj Ndërmarrjes së qarkullimit publik kështu që tashmë nuk mund të diskutojmë për transport publik pa pagesë, jo vetëm për studentët nga universitetet private. Ndërmarrja publike e qytetit funksionon me atë që gjeneron me të vërtetë shpenzime të mëdha për dallim nga mandatet e kaluara kur në vit ka pasur edhe deri 30-40 milionë euro të cilat kanë ardhur nga ana e buxhetit qendror në arkën e ndërmarrjeve publike. Tani në tre vitet e kaluara kemi deficit përkatësisht më pak mjete nga ato që kanë borxh, nuk flas për studentët, por për atë që kanë borxh rreth 20 milionë euro nga autoritetet qendrore dhe institucionet në shtet ndaj ndërmarrjeve publike", tha Arsovska.
Sipas saj, këshilltarët e Shkupit do të duhet të sjellin vendim sepse pa pasur mbulesë të shpenzimeve, NQP do të fundoset gjithnjë e më shumë në borxhe.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Arsovska tha se NQP është shpenzues i madh i derivateve të naftës, duke cekur se bëhet fjalë për kërkesa rrjedhëse, ndërkaq problem është edhe mirëmbajtja e autobusëve dhe furnizimi i pjesëve rezervë.
Lidhur me dekorimin me rastin e fundvitit, Arsovska tha se procedurat kanë filluar dhe javën e ardhshme do të kemi më shumë informata. ab/
Foto: МIА