Arsenalli të paktën dy muaj pa Mudeken
- Lojtari i Arsenalit, Noni Madueke, do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj, pasi pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen kundër Mançester Sitit (1:1) në xhiron e pestë të Premier Ligës.
- Post By Ramize Qamili
- 16:45, 23 shtator, 2025
Londër, 23 shtator 2025 (MIA) - Lojtari i Arsenalit, Noni Madueke, do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj, pasi pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen kundër Mançester Sitit (1:1) në xhiron e pestë të Premier Ligës.
Mediat angleze njoftuan sot se skanimet treguan se futbollisti 23-vjeçar ka shmangur një dëmtim në ligamentet e kryqëzuara, por do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj.
Madueke kaloi në Arsenal në korrik nga radhët e Çellzit.
Këtë sezon, Madueke deri tani ka luajtur në pesë ndeshje në Premier Ligë dhe një ndeshje në Ligën e kampionëve.
Ekipi londinez është i dyti në tabelën e kampionatit anglez me 10 pikë. rq/bsh/
Foto: Arsenal/Iks