Arsenali i gatshëm të shpezojë mbi 200 milionë funta në afatin kalimtar veror
- Arsenali këtë verë ka mundësi që ta thejë rekordin për nga shpenzimet për transfere, publikoi "Tajms".
- Post By Fitore Curri
- 09:22, 16 maj, 2023
Londër, 16 maj 2023 (MIA) - Arsenali këtë verë ka mundësi që ta thejë rekordin për nga shpenzimet për transfere, publikoi "Tajms".
Ekipi londinez është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 200 milionë funta. Qëllimet kryesore të "Topçinjëve" janë mesfushori i Uest Hemit, Deklan Rajs dhe mesfushori i i Brajtonit, Mojsej Kaisedo.
Arsenali është i dyti në tabelë në Premier Ligë me 81 pikë pas 36 ndeshjeve. Në ndeshjen e fundit londinezët humbën bindshëm nga Brajtoni (0:3).
Gati tërë sezonin Arsenali ishte lider në tabelë, por në fund e lëshoi vendin e parë dhe tani ka vetëm mundësi teorike që të bëhet më i mirë se Mançester Siti. fc/
Fotografia: EPA