• e premte, 28 qershor 2024

Arsenali fitoi në ndeshjen mysafir në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas vitit 2016

Arsenali fitoi në ndeshjen mysafir në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas vitit 2016

Sevilla, 25 tetor 2023 (MIA)  - Arsenali mbrëmë e ka mposhtur Sevillan me 3:1 në ndeshjen e xhiros së 3-të të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Takimi u mbajt në stadiumin "Ramon Sançez Pishuan" në Sevilje.

 Sipas pres shërbimit të UEFA-s, "Topçinjtë" fituan  në terrenin mysafir në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga 6 dhjetori i  vitit 2016. Atëherë  ekipi londinez mundi Bazelin me 4:1.

 "Në të vërtetë më vjen mirë që fitova këtu, sepse në 10 vitet e fundit pak ekipe në Evropë kanë arritur në këtë. Më pëlqeu shumë mënyra se si luajti ekipi , sidomos në 60-65 minutat e para, sepse luajtëm pikërisht siç donim. Pas avantazhit 2:0 duhej të shënonim edhe një gol të tretë, kishim mundësi", theksoi Arteta.

 Në rendin e Grupit B kryeson Arsenali me gjashtë pikë, Lensi ka pesë, Sevilla dhe PSV kanë nga dy pikë.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR