• e shtunë, 06 korrik 2024

Arsenali dhe Mançester siti të dielën do të luajnë për FA Superkupën

Arsenali dhe Mançester siti të dielën do të luajnë për FA Superkupën

Londër, 3 gusht 2023 (MIA) - Të dielën (6 gusht) në Londër, në ndeshjen për FA Superkupën 2023 do të ndeshen Mançester siti dhe Arsenali.

Ndeshja do të luhet në stadiumin "Uembli" me fillim në orën 17:00.

Në ndeshjen për FA Komjuniti Shilld (superkupa) luan fituesi nga sezoni i kaluar në Premier ligë dhe fituesi i kupës nacionale, por meqenëse "qytetarët" i fituan dy trofetë, Arsenali u bë rivali i Sitit si fitues i vendit të dytë në kapmionatin anglez të futbollit.

Për ekipin e Hosep Guardiolës sezoni 2022/2023 u bë historik. Ekipin e kompletuan trofetë në Premier ligë, FA Kupë dhe Ligën e kampionëve (për herë të parë).

Vitin e kaluar FA Superkupën e fitoi Liverpulli. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR