• e martë, 24 dhjetor 2024

Arrihet marrëveshje për taksat e Agjencisë evropiane për barëra

Arrihet marrëveshje për taksat e Agjencisë evropiane për barëra

Bruksel, 26 shtator 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së dhe Parlamenti evropian arritën marrëveshje për Rregullativën për modernizim dhe thjeshtim të strukturës së kompensimeve që i paguhen Agjencisë evropiane për barëra (EMA), kumtoi ministri spanjoll i Shëndetësisë, Hoze Manuel Minjones Konde.

"Marrëveshja do të mundësojë tranzicion drejt një sistemi të qëndrueshëm, më të thjeshtë dhe më fleksibil të taksave për Agjencinë evropiane të barërave. Financimi adekuat për Agjencinë është me rëndësi të madhe për sigurinë e furnizimit me barëra të cilësisë së lartë në tregun e Unionit", theksoi Minjones Konde, vendi i të cilit është kryesuese aktuale me BE-në.

Arritjen e marrëveshjes politike e përshëndeti Komisioni evropian, i cili ia propozoi Rregullativën vitin e kaluar në dhjetor, me qëllim, siç arsyetoi, punë më të mirë të EMA-së për vlerësim të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të barërave para se të lejihet përdorimi i tyre në BE.

"Kjo do t'i mundësojë Agjencisë të vazhdojë me përkushtimin shkencor në evaluimin dhe mbikëqyrjen e barërave për njerëzit dhe kafshët. Kompensimet, gjithashtu, më mirë do ta mbulojnë kontributin e rëndësishëm shkencor të autoriteteve të vendeve anëtare në këtë proces", theksoi KE.

Sipas rregullave të BE-së, kur një komision kërkon miratim për përdorim të medikamentit të vet, i paguan komepnsim EMA-së për zbatim të vlerësimit shkencor të medikamentit, prej çka Agjencia një pjesë ua paguan autoriteteve nacionale të përfshira në procesin e vlerësimit.

Për atë dedikim vlerësohet se gjatë vitit EMA agjencive rregullatore nacionale për barëra nga buxheti i vet do t'u paguanë rreth 163 milionë euro.

Me marrëveshjen e arritur racionalizohet struktura e kompensimeve të EMA-së, me qëllim që të sigurohet mbulim më adkeuat i të gjitha shpenzimeve dhe transparencë më e madhe në rpaort me shumat që u transferohen autoriteteve nacionale.

Në buxhetin e përgjithshëm të EMA-së për vitin 2023, 89 për qind e mjeteve rrjedhin nga pagesa e këtyre kompensimeve.

Nga Komisioni theksojnë se gjatë përpunimit të Rregulaltivës kanë pasur parsysh edhe specifikat e sektorit veterinar në mënyrë që të sigurohet ulje e kompensimeve për mbështetje të qasjes drejt medikamenteve për kafshët.

Pas marrëveshjes së arritur, Parlamenti evropian dhe Këshilli i BE-së duhet edhe formalisht ta miratojnë Rregullativën. Ajo do të hyjë në fuqi ditën e ardhshme pas publikimit të saj në Gazetën zyrtare të BE-së. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR