• e enjte, 12 dhjetor 2024

Arrihet marrëveshje për çmimin e blerjes së orizit

Arrihet marrëveshje për çmimin e blerjes së orizit

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski kumtoi se është arritur marrëveshje për çmimin e blerjes së orizit. Në takimin e sotëm në Kabinetin e tij është dakorduar çmimet e blerjes së llojeve të mëdha të arrijnë 35 denarë për rendiment prej 40 për qind ndërsa për llojin e vogël 30 denarë për rendiment për 40 për qind.

Siç citon Tripunovski, këto çmime do të rriten aq sa rritet rendimenti.

Sipas ministrit, dy mijë ton oriz arpa duhet të blihen në 30 ditët e ardhshme.

"Maqedonia duhet të krenohet me orizin, me punën e bujqve në fushat e orizit, mundimit dhe punës duhet t'i japim një të ardhme të mirë. Sot është diskutuar për cilësinë, çmimin e shitjes dhe të ardhmen e orizit të Maqedonisë. Përmes diskutimit themelor është arritur marrëveshje përmes të cilit, çmimet e blerjes për llojet e mëdha të orizit do të arrijnë 35 denarë për rendiment prej 40 për qind dhe për llojet e vogla 30 denarë për rendiment prej 40 për qind, me vërejtje se këto janë çmime në të cilat aq sa rritet rendimenti ashtu edhe çmimet do të rriten. Para disa muajsh me nismën tonë arritëm ta fusim orizin si kulturë strategjike në rezervat e mallrave. Siç theksuam, kjo masë paraqet garancion për prodhuesit tanë të orizit", thekson ministri.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i Inspektiratit Shtetëror të Bujqësisë, Vase Anakiev. sa/

foto: FB i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski 

 

QËNDRONI TË LIDHUR