• e premte, 05 dhjetor 2025

Arrihet armëpushim i ri mes druzëve dhe Qeverisë siriane

Arrihet armëpushim i ri mes druzëve dhe Qeverisë siriane

Damask, 16 korrik 2025 (MIA) - Udhëheqësi shpirtëror i druzëve, sheiku Jusef Xharbu sot deklaroi se druzët në Siri kanë arritur marrëveshje për armëpushim me Qeverinë siriane në Sveida, e cila hynë në fuqi menjëherë, njoftoi Al Xhezira.

Ai tha se rrugët në rajon do të sigurohen nga forcat shtetërore, se institucionet shtetërore në Sveida do të vazhdojnë të punojnë dhe se do të formohet komitet i përbashkët mes druzëve dhe Qeverisë në Damask që të hetohen "krimet dhe shkeljet e ligjit", që paradokohe kanë ndodhur në rajon.

Xharbu shtoi se të gjithë të arrestuarit gjatë trazirave në Sveida do të lirohen, njoftoi "Tajms of Izrael".

Ky është armëpushimi i katërt në Sveida nga dita e diel, ndërsa të gjitha ato të mëparshme janë shkelur shumë shpejtë prej se janë arritur. Deri tani, 300 njerëz janë vrarë në Sirinë jugore, sipas Bi-Bi-Si-së. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR