• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Arrestohet shtetasi i Kosovës për dhënie të ryshfetit

Arrestohet shtetasi i Kosovës për dhënie të ryshfetit

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë  kanë privuar nga liria personin  B.P. (42) nga Kosova nën dyshimin se ka kryer veprën penale "dhënie ryshfeti". 

Siç informojnë sot nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportës dhe kontrolleve kufitare të automjetit “Opel Zafira” me shënja kombëtare të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, me dokumentet ka dhënë të holla  si ryshfet për të lejuar bashkëudhëtarin  K.S (25) nga Republika e Turqisë, i cili e ka tejkaluar qëndrimin  në vend, për të realizuar dalje.

Paratë i janë konfiskuar me vërtetim për sendet e konfiskuara dhe personi i është dorëzuar nëpunësve policorë të  Departamentit të Krimit Ndërkufitar, Migrimeve, të Huajve dhe Ripranimit në Qendrën Rajonale të Çështjeve Kufitare Veri. Personi  K.S është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR