• e enjte, 27 qershor 2024

Arrestohet shkupjani i cili sot fizikisht e sulmoi kameramanin e televizionit Alsat M

Arrestohet shkupjani i cili sot fizikisht e sulmoi kameramanin e televizionit Alsat M

Shkup, 21 gusht 2023 (MIA) - Sot nëpunësit policor të SPB Shkup e privuan nga liria S.E.(52) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të marrë nga B.J.(39) nga Shkupi, kameraman në TV Alsat M, se derisa sot bashkë me dy persona të tjerë kanë xhiruar një intervistë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga një dyqan ka dalë një person dhe i ka sulmuar fizikisht.

Siç kumtoi MPB, menjëherë pas denoncimit të marrë, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate dhe sulmuesi është identifikuar dhe arrestuar nga ana e nëpunësve policor.

Pas dokumentimit të rastit, do të ketë kallëzim përkatës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR