Arrestohet Rade Trajkovski-Shtekli, informon MPJ-ja
- Policia e Maqedonisë së Veriut sot e ka arrestuar Rade Trajkovski-Shteklin me Urdhër të Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, informojnë nga MPB-ja.
- Post By Besnik Shuki
- 17:15, 18 janar, 2025

Shkup, 18 janar 2025 (MIA) - Policia e Maqedonisë së Veriut sot e ka arrestuar Rade Trajkovski-Shteklin me Urdhër të Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, informojnë nga MPB-ja.
Një pjesë e mediumeve publikuan se ai u arrestua pasdite në afërsi të një hoteli në rethinën e Gjevgjelisë, gjatë tentimit për arratisje. Mediumet thekosjnë se ai dyshohet për tregti me drogë.
Në nëntor të vitit të kaluar është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë në lagjen "Keramidnica" në Shkup, ndërsa nga shpërthimi u lëndua Trajkovski, i cili u dërgua në SPQ "Shën Naumi i Ohrid".
Ndërkaq, në vitin 2023, ndaj tij është shtënë në Qendrën tregtare "Ist Gejt Mol" në Shkup. bsh/
Foto: MIA arkiv