• e hënë, 01 korrik 2024

Arrestohet një prift spanjoll, për drogë, abuzim dhe filmim të grave

Arrestohet një prift spanjoll, për drogë, abuzim dhe filmim të grave

Madrid, 26 shtator 2023 (MIA) - Policia spanjolle arrestoi një prift në jug të vendit, i cili gjoja ka droguar dhe abuzuar me disa gra.

Prifti (34) i cili e ka filmuar gjithë këtë, u arrestuar në qytetin andaluzian Velez-Malaga, rreth 30 kilometra në lindje të Malagës, njoftoi policia.

Deri tani, sipas videove, janë identifikuar pesë viktima. Por, policia nuk mund të përjashtojë se ka pasur më shumë.

Një gjyqtar hetues i caktoi masë paraburgimi.

Gratë e kontaktuara nga policia nuk e dinin se ishin dhunuar dhe filmuar.

Hetimi është ngritur në muajin gusht kur një ish cimere e të akuzuarit në kompjuterin e tij ka gjetur video dhe fotografi nga veprat për të cilat është akuzuar. Ajo menjëherë i ka njoftuar kompetentët.

Sipas policisë, të gjitha viktimat ishin shoqe të tij, ndërsa ai i abuzonte në udhëtime grupore nëpër Spanjë.  sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR