• e premte, 05 korrik 2024

Arrestohet personi nga rrethina e Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg

Arrestohet personi nga rrethina e Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg

Shkup, 8 korrik 2023 (MIA) - Nëpunësit policorë të SPB Tetovë dje në ora 09:40 minuta në Tetovë e kanë privuar nga liria A.K. (36) nga f. Gllogjë-Tetovë.

MPB njofton se ai është kërkuar me urdhëresë gjyqësore, për shkak se ka qenë i dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajve, për vepër penale të kryer sipas nenit 300 të Kodit Penal.

"Personi është arrestur dhe është dërguar në Instirucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Tetovë për vuajtjen e dënimit", theksojnë nga MPB-ja. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR