Arrestohet personi nga rrethina e Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg
- Post By Besir Saiti
- 14:20, 16 tetor, 2022

Shkup, 16 tetor 2022 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme nëpunës policorë të Njësisë Policore Mavrovë dhe nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare "Strezimir" e kanë privuar nga liria A.B. (38) nga Reçica e Madhe-Tetovë. Ai është kërkuar me urdhërarrest të Gjykatës Themelore Tetovë për vuajtjen e dënimit me burg.
Personi do të dërgohet në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Tetovë për vuajtjen e dënimit. bs/