• e martë, 14 maj 2024

Arrestohet një vjedhës, tek ai është gjetur edhe kokainë

Arrestohet një vjedhës, tek ai është gjetur edhe kokainë

Shkup, 2 qershor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se nëpunësit policor nga Departamenti për Punë Kriminalistike Aerodrom dhe Draçevë, gjatë ditës së djeshme, e privuan nga liria S.R.(26) nga Shkupi. Për të është shpallur urdhërarrest, për shkak të dyshimit se më 24 maj te Qendra Transportuese ka grabitur, me ç'rast ka marrë disa gjëra nga H.O. nga Turqia.

"Gjatë bastisjes së kryer te S.R. janë gjetur edhe 7 pako me lëndë pluhuri, ndërsa gjatë bisedës zyrtare të realizuar në stacionin policor, S.R. ka pranuar se është autor i grabitjes, ndërsa gjërat e grabitura janë gjetur tek ai dhe do t'i kthehen pronarit. Pas dokumentimit të rastit kundër personit do të vijojë padi penale", informuan sot nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR