• e hënë, 01 korrik 2024

Arrestohet një vjedhës në Shkup, e vjedhura i kthehet pronarit, do të parashtrohet kallëzim përkatës

Arrestohet një vjedhës në Shkup, e vjedhura i kthehet pronarit, do të parashtrohet kallëzim përkatës

Shkup, 5 mars 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme në orën 16:35 minuta në bul. “Boris Trajkovski” në Shkup, nëpunës policorë të Stacionit Policor Kisella Vodë e kanë privuar nga liria M.P. (43) nga Shkupi.

Siç kumtoi MPB, ai dyshohet se rreth orës 16:00 ka vjedhur më shumë gjësende në objekt në blv. “Boris Trajkovski”. Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse personi është në mbajtje në stacion policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, shton MPB.

QËNDRONI TË LIDHUR