Arrestohet një person për shkak të sulmit ndaj një ekipi të gazetarëve në Rosoman, pason kallëzimi penal
- Efektivë të policisë nga SPB Kavadar dje e kanë privuar nga liria L.R. (43) nga Rosomani, i cili më 18.07.2023 në dalje të Rosomanit, është sjellë më mënyrë agresive ndaj një gazetari të ekipit televiziv, i cili ka xhiruar inserte nga një aksident trafiku dhe pastaj e ka dëmtuar kamerën e tij.

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Efektivë të policisë nga SPB Kavadar dje e kanë privuar nga liria L.R. (43) nga Rosomani, i cili më 18.07.2023 në dalje të Rosomanit, është sjellë më mënyrë agresive ndaj një gazetari të ekipit televiziv, i cili ka xhiruar inserte nga një aksident trafiku dhe pastaj e ka dëmtuar kamerën e tij.
Nga MPB sot informuan se personi është arrestuar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të pasojë kallëzim përkatës. mb/
Foto: MIA