• e martë, 06 gusht 2024

Arrestohet një person për falsifikimin e monedhave në një aksion të policisë së Maqedonisë dhe të Kosovës

Arrestohet një person  për falsifikimin e monedhave në një aksion të policisë së Maqedonisë dhe të Kosovës

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Në territorin e Kosovës,  dje është arrestuar  personi SH.D., 34 vjeç nga Resnja, i punësuar në Sektorin për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Krimit Serioz në MPB, ndërsa për shkak të ekzistimin të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale "falsifikim parash", njoftoi sonte MPB-ja.

"Po ashtu janë kryer kontrolle në tre lokacione, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar dy makina me kompresorë, gjashtë vula metalike për përpunimin e monedhave dy euro, gjashtë thasë me monedha gjysmë të gatshme dhe një qese me produkt të gatshëm monedha të falsifikuara. Sendet e konfiskuara do të kalojnë për ekspertizë të mëtutjeshme", thuhet në njoftim.

 Nga  Prokuroria informojnë se për shkak të disa rasteve të regjistruara të lëshimit në qarkullim të parave të falsifikuara në Kosovë, Prokuroria Speciale Publike e Republikës së Kosovës (PSRK) së bashku me Sektorin për Hulumtimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, me mbështetjen e organet e tjera hetimore dhe inteligjente në atë shtet, që nga viti 2023, "filluan disa aktivitete që kishin për qëllim parandalimin e shpërndarjes së parave të falsifikuara, veçanërisht eurove në tregun e Kosovës me çfarë është prishur  tregu dhe interesin publik”.

 "Si rezultat i këtyre aktiviteteve, filloi një hetim i madh ndërkombëtar në kuadër të të cilit u formua një ekip i përbashkët hetimor në mes të Prokurorisë Speciale të Kosovës nga njëra anë dhe Prokurorisë Themelore Publike - Shkup në anën tjetër. Në zbatimin e aktiviteteve të grupit hetimor,  janë përfshirë përfaqësues të Qendrës Hetuese të PTHP - Shkup, Departamentit për Luftë Kundër Krimit të Organizuar dhe Serioz, Njësitit për Krime Financiare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë për Krim Ekonomik në Policinë e Kosovës", ka bërë të ditur Prokuroria.

 Duke punuar së bashku, ata kryen një aksion në të cilin dje në Kosovë është arrestuar një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, "për të cilin ekziston dyshim se ka prodhuar dhe ka lëshuar në qarkullim në Kosovë qindra mijëra monedha euro metalike të falsifikuara me vlerë nominale prej dy euro".

 Ky operacion, siç sqarohet, mbështetet plotësisht nga Europoli dhe nga Projekti i Drejtësisë Evropiane për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, "të cilët mundësuan  koordinimin operativ, analizë kritike të inteligjencës dhe asistencë teknike për realizim të suksesshëm.

Foto: Prokuroria 

Video: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR